8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Rrenca të tillë politikë” si këta të Kosovës “nuk i ka njohur bota”, thotë Vuçiq

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se “si një pitbull do ngulmojë gjatë vitit të ardhshëm për përgjigje mbi gjoja helmimin e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor në Kosovë e Metohi”, e citon atë agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

- Advertisement -

Ai ka shtuar se “në vitin e ardhshëm për këtë farë helmimi të paqenë do të flasë edhe para Kombeve të Bashkuara”, përcjell Koha.net.

“Rrenca të tillë politikë nuk i ka njohur bota. Kjo dozë e mungesës së arsyes, që një vend normal ta akuzojnë për diçka të tillë, nuk është parë. E pastaj vjen eksperti Kurti të bisedojë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, është shprehur Vuçiqi i pyetur nga gazetarët që të komentojë numërimin e votave nga Serbia me rroba mbrojtëse.

Ai ka thënë ta ketë pyetur BE-në, çfarë mendojnë ata në Bruksel, bëhet fjalë për antraks ose noviçuk, dhe ka shtuar se i bëhet sikur janë prekur nga Variolla Vera (Lia e Keqe – sqarim ynë).

- Advertisement -

“Ende nuk më kanë dhënë përgjigje për këtë”, ka thënë.

“Nuk do t’i lë, edhe do të përpiqen ta prezantojnë se bëhet fjalë për pesticid, të shpikin se ka ekzistuar nuk shkak i trilluar, ndonëse është e qartë se nuk ka pasur asgjë infektive. Këtë e kanë bërë nga arsye politike”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Vuçiqi ka theksuar se “Beogradit askush nuk i ka ofruar asgjë kur është fjala për çështjen e Kosovës, pos që të njohë Kosovën në kufijtë që e kanë njohur vendet perëndimore”.

“Ju kujtoni se dikush tjetër na ka ofruar diçka tjetër, meqë po dëgjoj fjalë se si ndarja është tradhti…? Neve askush asgjë nuk na ofron, pos që ta njohim pavarësinë e Kosovës në tërësi në kufijtë e Kosovës së pavarur. Nëse e njihni ndokënd që më ka ofruar diçka tjetër, ma tregoni”, ka thënë.

Ai po ashtu ka kërkuar t’ia tregojnë atë të cilit gjoja i ka premtuar se do ta njohë pavarësinë e Kosovës, transmeton Koha.net raportimin e mediave të Beogradit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit