Këngëtarja e njohur, Shkëendije Mujaj i ka reaguar hoxhës nga Prizreni, Irfan Salihu, lidhur me deklaratën e tij për beqarët.
Sipas Mujajt, Salihu është keqinterpretues i fesë islame, derisa deklaratën e tij e quan “rrënë të kulluar”.
“Apsolut rren e kulluar kjo ç’far thot ky Hoxh. Nuk është e vertet , madje ky është keqinterpretues i fes Islame madje madje i largon njerzit nga interesimi për Fen Islame .. kjo thënje nuk egziston”, ka shkruar Mujaj.
Ndryshe, një deklaratë e hoxhës nga Prizreni, Irfan Salihu, është bërë virale nëpër rrjete sociale dhe ka ngjallur reagime të shumta.
Reklamë
Në këtë ligjeratë, ai ka folur për beqarët. Nuk dihet nëse deklarata e tij është e para disa vitesh apo e ka thënë së fundi, mirëpo ditëve të fundit është shpërndarë shumë.
“Njerëzit më të këqij të Allahut ka thënë Muhamedi, janë beqarët, njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët dhe të vdekurit më të këqij të Allahut janë beqarët. Edhe beqarkat. Jo, dua ta kryej shkollën, fakultetin, pastaj magjistraturën dhe kur e sheh 30 vjet i ka bërë. Kur me ba kjo fëmijë, kur me rujt ship kur me eduku gjeneratë”, thotë imami mes tjerash.
“Njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët”/ Hoxha nga Prizreni nxit reagime me deklaratën e tij