2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rreth 40 mijë qytetarë pritet t’i marrin nga 900 euro, humbën punën gjatë pandemisë

Rekomandime

Para dy ditësh ka hyrë në fuqi Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, e ku me një amendament të vendosur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), është përcaktuar ndarja e nga 300 eurove për 3 muaj për punëtorët e sektorit privat, që kanë humbur punën pas 29 shkurtit të këtij viti. Sipas Sindikatës së Punëtorëve në Sektorin privat janë rreth 100 mijë punëtorë të sektorit privat kanë humbur vendin e punës.

- Advertisement -

Janë rreth 100 mijë punëtorë të sektorit privat që kanë humbur vendin e punës përgjatë periudhës shkurt-dhjetor të këtij vitit. Për ta në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike është përcaktuar ndarja e 300 eurove për 3 muaj. Mirëpo edhe pse ky Ligj para dy ditësh hyri në fuqi, qytetarët ende nuk kanë informacione se si mund të aplikojnë për përfitimin e këtyre mjeteve, shkruan Gazeta Express.

Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), që ishte iniciuese e këtij amendamenti është e rëndësishme që kjo çështje është përcaktuar edhe pse implementimi i saj është në kompetencë të Qeverisë, pjesë e së cilës nuk është PDK-ja.

“Çështja e mënyrës së implementimit dhe vendosja e kritereve është nën kompetencat e qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Financave. E rëndësishme është se amendamenti parasheh pagesat për të gjithë ata që kanë humbur vendet e punës gjatë pandemisë”, ka thënë deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi për Express.

- Advertisement -

Edhe pse tashmë ky Ligj veçse është në fuqi, nga Sindikata e Sektorit Privat po shprehen të pakënaqur me të.

Kryetari i kësaj sindikate Jusuf Azemi, ka thënë për Express, se nga kjo Pako kanë pritur më shumë.

- Advertisement -

“Nga Pakoja për Rimëkëmbje Ekonomike ne kemi pritur shumë më shumë. Kemi pritur që të stimulohen në mënyrë direkte punëtorët e sektorit privat. Përveç Trustit për ta nuk ka një stimulim tjetër. Dëshira jonë për ndarjen e 300 eurove do të kishte me qenë që të përfshihen ët gjithë të punësuarit në një formë që janë larguar apo ata që nuk kanë punuar fare”, ka thënë ai për Express.

Azemi ka shprehur shqetësimin se një numër i madh i punëtorëve që kanë mbetur pa punë, nuk do të mund të përfitojnë nga kjo masë për shkak se të njëjtit kanë qenë pa kontrata pune e pa pagesa të rregullta të obligimeve financiare.

“Në takimin me kryeministrin ne i kemi treguar arsyet tona, shqetësimet tona dhe mendojmë se numri i punëtorëve që do të paguhen nga Qeveria e Kosovës me nga 300 euro do të jetë diku 30-40 mijë punëtorë, kurse nëse e marrin numrin në tërësi se sa punëtorë janë larguar nga puna në periudhën mars-dhjetorë sigurisht që do ta kalojë shifrën 100 mijë punëtorë, por është kjo diskerepancë sepse këta 30-40 mijë punëtorë kanë pasur edhe kontrata të punës dhe kompanitë e punës kanë paguar obligimet e tyre pensionale kurse pjesa tjetër nuk kanë pasur as kontratë pune e as pagesë të Trustit. Masa do të fillojë së implementuari që nga janari dhe mendoj se do të përfundoj diku në mars”, ka thënë ai.

Express që dy ditë radhazi është duke provuar që të kontaktojë me zyrtarë të ministrisë së Financave lidhur me këtë çështje por të njëjtët nuk janë përgjigjur në pyetjet e Gazetës.

Poashtu Express ka kontaktuar edhe me zëdhënësen e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhakun e që në një bisedë telefonike tha se pyetjet janë proceduar në këtë ministri.

Por edhe pas përcjelljes së pyetjeve edhe nga Zyra e Kryeministrit, prapë gazeta nuk ka arritur që të marr përgjigje nga ta.

Në ndërkohë qytetarët që kanë mbetur pa punë e që sipas Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat janë në pritje të publikimit të detajeve për të aplikuar për këtë masë.

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike u votua me 4 dhjetor të këtij viti dhe hyri në fuqi 3 ditë pas, pra më 7 dhjetor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit