Në Gjermani 5 mijë e 936 persona të infektuar me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit, duke ngritur bilancin e përgjithshëm në 91 mijë e 714.
Sipas Institutit Robert Koch, është e treta ditë që numri i të infektuarve të ri ka rënë pasi 6 mijë e 82 raste të reja janë raportuar të shtunën dhe 6 mijë e 174 të tjera të premten, raporton Reuters.
Në të njëjtën kohë, numri i vdekjeve u rrit me 184 – në 1 mijë e 342