10.1 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Radikali i VV-së shan Isa Mustafën, ndërsa fton Vjosa Osmanin ta braktisë LDK-në dhe t’i bashkohet Kurtit

Rekomandime

Hysen Durmishi nga Lëvizja Vetëvendosje, i ka bërë thirrje publike Vjosa Osmanit t’i bashkohet Albin Kurtit, ndërsa i ka quajtur mëkatarë Isa Mustafën, Lutfi Hazirin e Agim Veliun.

- Advertisement -

Durmishi i thotë Osmanit se qytetarët ia kanë dhënë një rast historik dhe i mbetet asaj të vendos, por sipas tij ky rast më nuk do t’i vije.

Postimi i tij:

Albini asnjëherë nuk e rrezikon të ardhmen e popullit tonë, këtë e dëshmonë e gjithë jeta e tijë në shërbim të atdheut. Populli i Kosovës, me vullnetin e tijë të lirë ia dha mandatin që të qeverisë me vendin. Ky popull i keqëqeverisur kaq gjatë e dëshiron vërtetë ndryshimin e madh në këtë vend.

- Advertisement -

Qytetarët e votuan edhe Vjosa Osmanin si një mundësi që vendin tonë t’a qeverisin njerëz që vërtetë do ta bënin ndryshimin e shumëpritur. Vjosa duhet ta kuptoj që Isa, Luta e Agimi kanë shumë mëkate, dhe qytetarët e votuan që të qeverisë me Albinin pikërisht kundër mendësisë qeverisëse të PAN-it dhe mendësisë qeverisëse të Isës, Lutës e Agimit.

Vjosa duhet që t’i drejtohet votuesve të saj se a e dëshiron vërtetë materializimin e vullnetit të qytetarëve apo është peng e atyre që kanë interesa përsonale pse nuk e duan Albinin Kryeministër.

- Advertisement -

Dil e fol Vjosë,

I ke 15 ditë kohë,

Ose duhet ta kuptojnë ata mëkatarët që populli votoi për ty e jo për ta, dhe ti të përcaktohesh për të ardhmen.

Qytetarët ta kanë dhënë një rast historik, por nëse nuk e shfrytëzon nuk do të kesh më rast tjetër. Varet prej teje Vjosë. Albini po të pret. Vendos!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit