7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rreziku i bllokimit të dialogut, çfarë di Qeveria e Kosovës?

Rekomandime

Mbajtja e raundit të radhës të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i planifikuar të mbahet më 28 shtator në Bruksel, është në pikëpyetje. Shkak për këtë është raportuar të jetë refuzimi i institucioneve të Prishtinës për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti i ka thënë Gazetës Express se Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë informacion zyrtar se takimi i paralajmëruar do të anulohet apo nëse ekziston mundësia që ai të mos mbahet më 28 shtator.

- Advertisement -

“Zyrtarisht nuk kemi ndonjë informocacion të tillë”, ka thënë Beqiri.

Gazeta Express për këtë çështje dje e ka kontaktuar edhe koordinatorin e Kosovës në dialog, Skender Hysenin, që në takimin e fundit me Serbinë në Bruksel ka deklaruar se ishte përplasur me palën serbe për shkak se ata po insistonin që asociacioni të jetë temë e diskutimit. Ai ka thënë shkurtimisht se e ka qëndrimin e njëjtë për këtë çështje.

Edhe presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për media kishte thënë se kjo çështje nuk duhet të shtrohet në tavolinën e bisedimeve me Serbinë. Një asociacion i tillë i komunave është kundërshtuar edhe nga opozita.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit