1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rrëzimi i dronit/ SHBA mesazh Rusisë: Do fIuturojmë kudo ku Iejon Iigji ndërkombëtar

Rekomandime

Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin i tha homologut të tij rus Sergei Shoigu se avionët amerikanë do të fluturojnë “kudo që e lejon ligji ndërkombëtar” pasi një prej avionëve të Moskës dyshohet se shkaktoi rrëzimin e një droni amerikan.

- Advertisement -

Uashingtoni thotë se një Su-27 rus rrëzoi një MQ-9, në Detin e Zi, ndërsa Moska mohon përgjegjësinë dhe akuzon Shtetet e Bashkuara për kryerjen e fluturimeve “armiqësore” në rajon.

“Austin foli me Shoigu në lidhje me sjelljen e fundit joprofesionale, të rrezikshme dhe të pamatur nga forcat ajrore ruse në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi”, tha Pentagoni në një deklaratë.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të fluturojnë dhe të operojnë kudo që e lejon ligji ndërkombëtar”.

- Advertisement -

Shefi i mbrojtjes së SHBA-së, tha gjithashtu në një konferencë për shtyp se “është detyrë e Rusisë që të operojë avionët e saj ushtarakë në një mënyrë të sigurt dhe profesionale”.

Austin tha se ruajtja e komunikimit me Rusinë është thelbësore, pas më shumë se një viti të luftës në Ukrainë, gjatë së cilës kontaktet e drejtpërdrejta midis zyrtarëve të lartë të mbrojtjes amerikane dhe ruse kanë qenë të rrallë.

- Advertisement -

“Ne e marrim shumë seriozisht çdo potencial për përshkallëzim dhe kjo është arsyeja pse unë besoj se është e rëndësishme të mbahen linjat e komunikimit të hapura”, tha ai, raporton Abc News.

“Unë mendoj se është vërtet e rëndësishme që ne të jemi në gjendje të marrim telefonin dhe të angazhohemi me njëri-tjetrin. Dhe mendoj se kjo do të ndihmojë në parandalimin e llogaritjeve të gabuara në të ardhmen.”

Shtetet e Bashkuara përdorin MQ-9 si për mbikëqyrje ashtu edhe për sulme dhe kanë operuar prej kohësh mbi Detin e Zi, duke mbajtur në sy forcat detare ruse.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit