1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rrëzohet në mesdhe avioni F-35 i Britanisë së Madhe

Rekomandime

Një avion britanik F-35 është rrëzuar në Mesdhe dhe piloti është katapultuar i sigurt, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe.

Piloti britanik i avionit F-35 që u ngrit nga anija “Queen Elizabeth” u katapultua gjatë operacioneve rutinë të fluturimit në Detin Mesdhe, sipas kësaj ministrie.

- Advertisement -

Sipas BBC, piloti u kthye në anije Sona, dhe thuhet se është hapur një hetim. F-35 është i pajisur me teknologji shumë të ndjeshme.

“Queen Elizabeth”, aeroplanmbajtësja më e madhe britanike, po kthehet në Britaninë e Madhe nga udhëtimi i saj i parë në Lindjen e Largët.

Ajo mban tetë F-35 britanikë, si dhe 10 F-35 amerikanë. Vlerësohet se F-35 do të kushtojë rreth 100 milionë funte ose 134.7 milionë dollarë.

- Advertisement -

Një hetim ushtarak do të nisë për incidentin në ujërat ndërkombëtare dhe mediat lokale raportojnë se hetimi do të fokusohet në gabim teknik ose njerëzor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit