6.9 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Rriten forcat ruse në kufi me Ukrainën, ndërtohet spital dhe urë

Rekomandime

Retorika Iuftarake, të shtëna nga të dyja anët dhe trazira kompozojnë klimën inkandeshente ose ndryshe lojën për nerva të forta në kufirin ruso-ukrainas.

Vetëm 24 orë pasi Kremlini pretendon se ka tërhequr trupat nga kufiri me Ukrainën dhe Krimenë, e cila është aneksuar nga Rusia, Uashingtoni ka nxjerrë të tjera fakte të dokumentuara. Perëndimi këmbëngul se pushtimi rus është çështje orësh.

- Advertisement -

Imazhet më të fundit satelitore të publikuara nga shërbimi teknologjik amerikan Maxar tregojnë një aktivitet ushtarak në shkallë të gjerë të Rusisë në kufirin me Ukrainën, që nuk është një hap drejt de-përshkallëzimit.

Imazhet janë bërë në mes të muajit dhe tregojnë Ukrainën e rrethuar nga tre anët në kufirin me Rusinë dhe Bjellorusinë. Shqetësues është krijimi i një spitali nga rusët, pas zonës së stërvitjes Osipovichi në Bjellorusinë veriperëndimore.

- Advertisement -

Ndërsa kjo mund të jetë pjesërisht e ligjshme në një zonë ku janë vendosur stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë, ajo mund të demonstrojë gjithashtu përgatitje nga frika e viktimave të pritshme.

- Advertisement -

Fotot tregojnë gjithashtu se një numër i madh trupash i janë afruar rrezikshëm kufirit me Ukrainën. Nga fotot që janë publikuar, ngjall shqetësim krijimi i një ure lundruese ushtarake mbi lumin Pripyat. Analistët vlerësojnë se ura në bregun e djathtë të lumit mund të tregojë synimin e Rusisë për të lëvizur një numër të konsiderueshëm automjetesh ushtarake. Megjithatë, sipas disa raportimeve, ura mund të jetë zhvendosur.

Një tjetër imazh tregon një top të kalibrit të madh në zonën e Brestskit, rreth 50 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Zbulohet gjithashtu një njësi prej 20 helikopterësh sulmues antitank 30 km nga kufiri me Ukrainën. Në të njëjtën kohë, 30,000 trupa janë dislokuar nga Kremlini në Bjellorusi, ku Putin pretendon se ata do të largohen më 20 shkurt, kur pritet të përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake. g.v/abcnews.al

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit