1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Rriten pak rastet me COVID-19, Ministria publikon rezultatet

Rekomandime

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 10 raste të reja me COVID-19, derisa s’është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

- Advertisement -

Lajmin e ka bërë të ditur MSh’ja, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Nga 2.143 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.397. Në total numri i rasteve aktive është 152”, thuhet në njoftim.

MSh’ja ka njoftuar edhe për numrin e qytetarëve që janë vaksinuar në 24 orët e fundit.

- Advertisement -

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.397 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 219.885 doza të vaksinës. Deri më sot 52.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar Ministria.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

06 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.397 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 219.885 doza të vaksinës.

Deri më sot 52.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.143 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.397.

Në total numri i rasteve aktive është 152.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit