1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Rriten tensionet, Polonia akuzon Bjellorusinë për ndërhyrje ushtarake në kufi

Rekomandime

Polonia të mërkurën e akuzoi Bjellorusinë për organizim të një ndërhyrjeje të armatosur matanë kufirit dhe tha se e ka thirrur në raportim të ngarkuarin me punë të Bjellorusisë për të protestuar për atë që e quajti “eskalim të qëllimshëm” të krizës së emigrantëve në kufi.

Bjellorusia e mohoi këtë akuzë, duke e cilësuar si të pabazë dhe të hedhur me qëllim të njollosjes së imazhit të saj. Minsku i mohon gjithashtu akuzat e Polonisë dhe të Bashkimit Evropian se po i inkurajon qëllimisht emigrantët e paligjshëm për të hyrë në Poloni e në vende tjera të BE-së përmes territorit bjellorus.

- Advertisement -

Polonia ka shpallur gjendje emergjente në kufi në përpjekje për t’i bërë ballë rritjes së numrit të emigrantëve nga shtetet si Afganistani dhe Iraku, të cilët po mundohen që të futen në territorin e saj përmes Bjellorusisë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ministria e Jashtme e Polonisë tha se individë të uniformuar e të paidentifikuar, të armatosur me armë të gjata, kanë hyrë në territorin e Polonisë nga Bjellorusia në natën e së hënës.

Një zëdhënës i Komitetit të Rojave të Kufirit Shtetëror në Bjellorusi e mohoi akuzën, për të cilën tha se është bërë me qëllim që Polonisë t’i lejohet zgjatja e gjendjes emergjente në kufi.

- Advertisement -

Komisioni Evropian dhe Polonia thonë se turma e emigrantëve është orkestruar nga Bjellorusia si mjet për t’i bërë trysni Bashkimit Evropian për sanksionet që ia ka vënë Minskut. Bjellorusia e mohon këtë gjë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit