13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Rritet edhe çmimi i druve në Kosovë

Rekomandime

Edhe pronarët e druve, lëndës kryesore të ngrohjes te shumica e banorëve të kryeqytetit, në këtë sezonë paradimërore kanë përcjellur trendet e ngritjes së çmimeve të karburanteve dhe produkteve të tjera energjetike në tregjet botërore dhe të vendit.

- Advertisement -

Drutë në Prishtinë sivjet janë duke u shitur me çmime ndjeshëm më të larta se në vitin paraprak. Këto ditë, në veçanti janë shpërfaqur çmimet e tejngritura edhe në krahasim me muajt e verës.

Dje në tregjet e druve në Prishtinë një metër kub sipas pronarëve të druve është shitur me çmimin 50 euro e më lartë. Ndërkohë, sipas tregtarëve, por edhe blerësve kryeqytetas, vjet në këtë kohë 1 metër dru ka shkuar 35-40 euro.

Buletini Ekonomik ka kontaktuar edhe sot me disa druvarë, të cilët në një mënyrë apo tjetër e arsyetojnë ngritjen e madhe të çmimeve të druve për ngrohje. Sipas tyre, ekzistojnë disa faktorë të cilët kanë ndikuar në këtë rritje të çmimit të druve.

- Advertisement -

Ylber Selimi nga Kamenica tha se çmimet e druve janë rritur në krahasim me vitet e kaluara për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve, në tadhë të parë, por edhe për shkak se nga viti në vit po ndihet mungesë e druve për shkak të zvogëlimit e të pyjeve si pasojë e prerjes vit-përvit dhe pa asnjë kontroll.

“Ka pasur shtrenëtim të druve këtë vit pasiqë janë rritur edhe çmimet e shumë produkteve të ndryshme. Është rritur çmimi i naftës dhe të të gjitha karburanteve të tjera dhe kjo domosdo ka ndikuar te ngritja e çmimit të druve. Gjithashtu te çmimet e larta ka ndikuar edhe koha, ftohja e motit dhe siç u tha më lartë, mungesa  pyjeve” ka thënë Selimi.

- Advertisement -

Ai, gjithashtu, tha se momentalisht ka më shumë kërkesa në këtë periudhë sesa në periudhën e njëjtë të viteve të kaluara, pasiqë ekziston droja se do të ketë shtrenjtim edhe më të madh të disa produkteve, e sidomos druhet se do të ngritet çmimi i rrymës, prandaj njerëzit dëshirojnë sigurimin e tyre.

Edhe Naser Beqiri nga Prishtina gjithashtu pohoi se ka pasur rritje të çmimit të druve.

Beqiri tha se kjo rritje ka ndodhur si pasojë e ngritjes së çmimeve të naftës dhe të produkteve të tjera.

“Metra e druve aktualisht kushton 45-50 euro. Qarri edhe bungu janë më të shtrejt, dhe metri i tyre sillat rreth 48-50 euro”, tha ndër të tjera Beqiri./buletiniekonomik.com

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit