Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19

    0
    112

    Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

    Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 15 raste të reja të infektuara me këtë virus.

    Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

    Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

    23 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.499 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.607.518 doza të vaksinës.

    Deri më sot 757.103 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Nga 1.440 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes ℹ Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.719. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 330.

    Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

    https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

    Mbani maskat!

    Respektoni distancën!

    Mbani higjienën!