Rritje e konsiderueshme e të infektuarve me koronavirus në Serbi.
Ministria e Shëndetësisë në Serbi ka bërë të ditur se është shënuar rritje në numrin e të infektuarve me koronavirus.
Aktualisht në Serbi me koronavirus janë infektuar 31 persona, raportojnë mediat serbe, transmeton Lajmi.net.
Deri në ora 8 të mëngjesit të sotëm në Institutin Torlak janë testuar gjithsej 214 persona që janë konsideruar të dyshimtë me simptomat e koronavirusit.
Nga raportimi i fundit deri sot në ora 8 të mëngjesit janë testuar 29 persona prej të cilëve 7 kanë dalë pozitivë dhe 22 negativë.