Edhe pse është bërë i famshëm si analist nëpër media, Rron Gjinovci beson që këto të fundit janë të njëjta sikurse bandat e drogës.
Përmes një postimi, Gjinovci me anë të një gjuhe të ulët, tha se prokuroria duhet t’i hetoj mediat sikurse bandat e drogës.
“Mos u habitni, çdo person që ka medie t’vetën nuk është gazetar dhe bizneset e tyne po ashtu nuk janë media. Për prokurorinë këta duhen me qenë subjekt hetimi sikur qysh jon bandat e drogës”, ka shkruar ai.
Gjinovci është një analist i përhershëm që shfaqet në debate televizive të mediave të ndryshme.