11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Rron Gjinovci i reagon qeverisë pas meshës në Kishën Ortodokse Serbe

Rekomandime

Aktivisti i Rron Gjinovci ka reaguar pas mbajtjes së një liturgjie fetare në Kishën e braktisur në oborrin e UP-së për herë të parë prej vitit 1998. Ai ka thënë që qeveria duhet ta bëjë një shpjegim të gjatë se pse është lejuar që të ndodh një gjë e tillë.

- Advertisement -

Ai tha se në rast se qeveria thotë se nëse nuk ka pasur dijeni për këtë meshë, atëherë sipas Gjinovcit qytetarët nuk janë të sigurt.

“Për meshën e sotme në të ashtuquajturën kishë ortodokse në Prishtinë, nëse qeveria thotë s’e kena ditë, atëherë na s’kokëm t’sigurtë se ktyne para hunve po ju kalojkan keqbërësit, nëse e kanë ditë e i kanë lonë, atëherë le ta përgatisin lirisht ni shpjegim t’gjatë, i cili s’di çfarë justifikimi munët me përmbajte”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji në Kishën e braktisur në oborrin e UP-së për herë të parë prej vitit 1998.

- Advertisement -

Për festën që mbahet në ditën e 40 pas krishtlindjeve ortodokste që njihet si “Dita e Ngritjes së Krishtit”, Dioçeza e Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji së bashku me besimtarë dhe peshkopë të tjerë, shkruan KosovoOnline, transmeton Gazeta Express.

“Për herë të parë që nga viti 1998, një liturgji është mbajtur në Kishën e Krishtit Shpëtimtar në qendër të Prishtinës. Liturgjia e shenjtë është shërbyer nga Peshkopi Teodosije me priftërinj dhe besimtarë në kishën e pambaruar, për nder të ditës së ngritjes”, thuhet në deklaratën e Dioçezës.

- Advertisement -

Në “non-paper”-in që ka qarkulluar javët e fundit lidhur me një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është paraparë edhe eksterritorrialitet për Kishat dhe Manastiret serbe në Kosovë.

Kjo liturgji vjen pak ditë para takimit të nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidenti Aleksander Vuçiq në Bruksel.

Në këtë liturgji ka marrë pjesë edhe deputeti i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq.

Në fund të vitit 1992 nisi ndërtimi i objektit të Kishës Ortodokse Serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Nga ky institucion i lartë shkollor ishin dëbuar shqiptarët, sikurse edhe nga të gjitha institucionet tjera në Kosovë.

Për këtë arsye serbët që mbanin pushtetin absolut nuk e patën të vështirë t`i marrin tokën universitetit për të ndërtuar kishën.

Madje në ceremoninë e gurthemelit merrte pjesë edhe krmineIi nga Iuftërat e Ish-Jugosllavisë, Arkan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit