12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Dy burra kryen marrëdhënie sek*uale me dy të mitura në hotel në Ferizaj, gjykata jep detaje

Rekomandime

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së parabrgimit kundër të pandehurit S.A dhe I.Sh. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se veç e veç, kanë kryer veprën penaIe “dhu.nimi”

- Advertisement -

Gjykata ka vërtetuar faktin se “i pandehuri S.A. dyshohet se më 07.06.2021 dhe 08.06.2021, në kohë të pacaktuar, në një hotel në Ferizaj, ka keqpërdorur sek*uaIisht të dëmtuarën – të miturën e moshës nën 14 vjet, edhe pse e ka ditur se e dëmtuara është e moshës nën 14 vjet ka kryer akt sek*uaI, edhe pse vepra penaIe e dhu.nimit nuk është kryer me detyrim por duke pasur parasysh moshën e të dëmtuarës konform nenit 225 të KPRK-së shprehja “pëlqim” nënkupton pajtimin e vullnetshëm të personit që ka arritur moshën 16 vjet për të kryer aktin sek*ual, andaj konsiderohet se e dëmtuara nuk ka dhënë pëlqim.

Ndërsa dyshuari I.Sh. dyshohet se më 07.06.2021 dhe 08.06.2021, në kohë të pacaktuar në një hotel në Ferizaj, ka keqpërdorur sek*uaIisht me të dëmtuarën – të miturën e moshës nën 16 vjet, edhe pse e ka ditur se e dëmtuara është e moshës nën 16 vjet, ka kryer akt sek*ual me të dëmtuarën, edhe pse vepra penaIe e dhu.nimit nuk është kryer me detyrim por duke pasur parasysh moshën e të dëmtuarës, konform nenit 225 të KPRK-së shprehja “pëlqim” nënkupton pajtimin e vullnetshëm të personit që ka arritur moshën 16 vjet për të kryer aktin sek*uaI, andaj konsiderohet se e dëmtuara nuk ka dhënë pëlqim”, njofton gjykata.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së parabugimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e parabrgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit