8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

‘Rrota’ te logoja e FFK-së, ka prejardhjen nga ky fshat i Kosovës

Rekomandime

Federata e Futbollit e Kosovës dje në ambientin e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ prezantoi logon dhe fanellat e reja për sezonin 2021/22.

- Advertisement -

Shumë kritika erdhën për logon e re. Megjithatë ‘rrota’ që shihet në këtë logo, ka vërtetë prejardhjen nga Dardanët dhe përmban identitet Dardan

Ky ‘rreth’ ka prejardhje nga fshati i Komunës së Vitisë, Smira.

“Labirinti Rrethor i Smirës është përfytyrim Dardan i ciklit të jetës dhe i rendit kozmik. Labirinti unik është i qarkut të mbyllur dhe shihet si Gjeometri e Shenjtë, e cila përcjell frymë të veçantë dardane dhe përmban identitetin Dardan”, shkruhet në historikun e kësaj Labirinti i Smirës, e shekullit të ll-të.

- Advertisement -

Labirinti është skalitur në monumentin epigrafik të përkushtuar Hyjneshës Dardane, të zbuluar në Smirë të Vitisë.

Mbi të është e vendosur hardhia e rrushit dhe nën të gjethe lerthi bashkë me nyjën profilaktike, e cila mbron hyrjen në labirintin e jetës. Monumenti prej mermerit vendor është përpunuar në të katër faqet dhe përmban edhe një labirint katror dhe dy tekste identike, me përkushtim Kryehyjneshës së panteonit dardan. Sipas palës së konsujve në tekst, kjo është punuar në vitin 211.

Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës gjatë këtij muaji do t’i zhvillojë tri ndeshje, ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës – këto të fundit janë të vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës ‘Katari 2022’

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit