10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rubla ruse bie për tokë, rusët fillojnë t’ia shohin sherrin Putinit

Rekomandime

Monedha ruse rubla dhe tregjet e aksioneve po humbin vlerën pasi Rusia njohu të ashtuquajturat administrata të separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore.

- Advertisement -

Me përshkallëzimin e tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, kursi dollar/rubël filloi ditën me një rritje prej 1 për qind dhe u rrit në 80, ndërsa kursi euro/rubla u rrit me 1 për qind në 91,1.

Bursa e Moskës (MICEX), u zhvlerësua me 6,6 për qind në 2.853 pikë, ndërsa indeksi RTS ra me 10 për qind në 1.087 pikë.

- Advertisement -

Presidenti rus, Vladimir Putin, dje nënshkroi dekretin për njohjen e të ashtuquajturave republika të separatistëve pro-rus në Ukrainën lindore, ndërsa SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE) dënuan zhvillimet dhe njoftuan se do të ndërmarrin hapa në lidhje me sanksionet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit