Kryetari i Pejës, gazmend Muhaxhiri ka thënë se edhe komuna e Pejës do ta vendosin fotografinë zyrtare të presidentes, Vjosa Osmani.
Por kur është pyetur nga gazetari Arben Ahmeti se fotografinë e kujt e mbanë në zyrë, ai ka thënë se e mban të Rugoivaës dhe presidentit të mëhershëm, duke mos e përmendur emrin e ish0presidentit Hashim Thaçi, shkruan Reporteri.net.
“Jo jemi tu e prit fotpgrafinë zyrtare të presidentes. Aktualisht e kam të presidentëve të mëhershëm, të presidentit Rugova. Qashtu ka shku, e kanë dërgu në kornizë fotografinë e presidentit të mëhershëm dhe ne e kemi vendos”, tha ai në “Mëngjesi me Arbenin” në Kanal 10.