4.5 C
Pristina
Saturday, December 14, 2024

Rugova e quajti UÇK’në dorë e zgjatur e Serbisë, PDK e AAK bënë koalicon me të sa herë i thrriste, Albin Kurtin nuk e mbështesin as kundër Vuçiqit

Rekomandime

Ishte viti 1998 kur krismat kishin filluar të shpeshtoheshin në Kosovë. Pamje rrënqethëse vini nga Prekazi, Qirezi, Likoshani…gjithandej Drenice. Prijësi i Kosovës atëbotë, Ibrahim Rugova kishte mendime tjera e qebesa edhe veprime. UÇK’në e quante dorë të zgjatur të Serbisē.

- Advertisement -

Nuk e mbështeti luftën e UÇK’së as palufte. Ndonëse jetoi 8 vjet pas, asnjëherë nuk e foli ndonjë fjalë miradie për UÇK’në, asnjëherë nuk e vizitoi Drenicën dhe Prekazin, varret e familjes Jashari- Epopenë e UÇK’së.

Por, kjo nuk i pengonte udhëheqësit e luftës qē ti pëegjigjeshin secilës ftesē të tij.

Në vitin 2001 nuk kishte guxim ta ndërtonte qeverinë vet. I ftoi dhe s’ia bënë fjalën dysh as Hashim Thaçi as Ramush Haradinaj. Madje, u thoshte nuk iu dua ju në qeveri, por ktë individ nga PDK e atë indvidi nga AAK dhe këta sërish ia jepnin aminin.

- Advertisement -

Erdhi viti 2004, zgjedhjet tjera dhe sërish Rugova kishte vendosur të shtinte pyka në krerët e UÇK’së. E ftoi kësaj radhe vetëm Ramush Haradinajn dhe ky u turr menjëherë.

Thaçit i mbeti fort hatri në Haradinajn, por Rugovës aq i bënte. Madje, thuhej që kishin pasur Ramushi e Hashimi edhe konfrontim fizik në zyret e PDK’së. Thaçi i kishte sytë e nxirë dhe doli disa ditë rreaht në media ashtu, pa dhënë shpjegime.

- Advertisement -

Erdhi viti 2005. Nevojiteshin negociata me Serbinë për statusin, pēr pavarësinē. Si oa lëshoi një zë, Thaçi u turr menjëherē dhe u bë pjesë e delegacionit. Nuk e lanë vetë Rugovën.

Por, krejt tjetër gjë po ndodhë me Albin Kurtin. Ai është fillikaq i vetëm përballë Serbisë. Këta, jo vetëm që nuk po e mbështesin, por nuk po iu bien taman as marrëveshjet që i kanë nënshkruar vet, përkundër insistimit të Kurtit që ato të mos bëhen.

Pse po kundërshtohet kaq fuqishëm Kurti, i cili në çdo përvjetor të Epopesë së UÇK’së shkon tek vendi, madje dorë për dore me Rifat Jasharin, nuk i ka përça apo shti ndërskamca asnjëherë. Edhe në përvejtorët e Rigovës Kurti është aty, duke bë homazhe.

A e ka bazën tek frika nga zbulimi i hajnive dhe lufta antikorrupcion që e ka proklamuar fuqishëm kryeministri Kurti? Pse janë kaq të hidhëruar e kaq kokēfortë ndaj tij kur nuk i ka fyer vlerat në të cilat ata thirren asnjëherë./Kosova ime

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit