7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Rugova i LDK-së i reagon zyrtarit të Vetëvendosjes: Kush je ti komisar enverist-leninist që e merr në gojë Isa Mustafën

Rekomandime

Ish- deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka reaguar pas deklaratave të këshilltarit të kryeministrit, Elvis Hoxha, i cili e ka kritkuar Isa Mustafën.Rugova ka theksuar se kush është Elvis Hoxha ai i cili e paska marrë në gojë Isa Mustafën.“A mund dikush të më tregojë kush është ky far Elvisi, komisar politik (komunist e marksist leninist i dreqit) që të mendojë se mund t’i mbajë ligjërata LDK-së, e aq më pak kryetarit të saj?”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Reagimi i plotë:

Dëgjova që një njëfarë Elvis Hoxha nga Tirana e paska marrë në gojë Kryetarin Mustafa.A mund dikush të më tregojë kush është ky far Elvisi, komisar politik (komunist e marksist leninist i dreqit) që të mendojë se mund t’i mbajë ligjërata LDK-së, e aq më pak kryetarit të saj?

Edhe, prej kur hienat enveriste nga Tirana paskan marrë guxim e pushtet të drejtojnë punët e Kosovës? Tregoni atij dhe sojit të tij që kot shohin andrra, komunizmin në Kosovë nuk e lejojmë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit