2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rusët bombardime të pandalshme, mbrojtësit e Mariupolit: Qyteti mund të shpëtohet

Rekomandime

Afati i ultimatumit skadoi dhe “mbrojtësit e Mariupolit” nuk janë dorëzuar.

Forcat ruse vijuan me bombardime konstante në qytetin port, dhe duket se kanë vendosur të rrafshojnë xhepin e fundit të rezistencës, në fabrikën e hekurit dhe çelikut, Azovstal.

- Advertisement -

Komandanti I brigadës 36 të marinës së Ukrainës kërkoi që një vend i tretë të jetë garantor për evakuimin e ushtarëve dhe civilëve të rrethuar.

“Ne nuk u besojmë rusëve dhe kemi nevojë për garanci. Mariupoli mund të shpëtohet ende”, u shpreh majori Serhiy Volyna i batalionit Azov.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sinjalizuan se një vend I NATO-s mund të përfshihet në evakuimin e civilëve dhe ushtarëve të plagosur nga Mariupoli.

- Advertisement -

Në parim, Moska dhe Kievi u dakordësuan për një korridor humanitar. Qindra civilë, gra, fëmijë dhe të moshuar u zhvendosën nga Mariupoli i rrënuar për në Zaporizhzhia. Megjithatë ende rreth 130 mijë qytetarë janë të bllokuar në qytetin e rrethuar ku prej 50 ditësh vuajnë mungesën e ushqimeve, ujit dhe ilaçeve.

Presidenti Volodymyr Zelenski e përshkroi situatën në Mariupol si tejet të vështirë dhe tha se nëse Ukraina do të kishte qasje më të mirë ndaj armëve do t’i kishte dhënë fund Iuftës, shkruan a2news.

- Advertisement -

Situata në Mariupol mbetet tejet e vështirë, pa asnjë ndryshim. Trupat ruse bllokojnë përpjekjet për korridori humanitare për të shpëtuar njerëzit tanë, dhe përpiqen t’i deportojnë apo edhe t’i mobilizojnë ata me forcat pushtuese. Fati i dhjetëra mijëra banorëve është i panjohur.

Ushtria ruse do të organizojë në Mariupol një paradë të madhe më 9 maj, ditë që përkon me përvjetorin e fitores së Moskës kundër nazistëve në Iuftën e Dytë Botërore. Këtë e njofton zëvendës kryebashkiakja e emëruar nga rusët, e cila tha se parada e fitores do të organizohet nga “Regjimenti I pavdekshëm”.

Sakaq forcat ruse vijojnë ofensivën e shkallës së gjerë në lindje të Ukrainës, në përpjekjen për të marrë kontrollin e plotë të rajoneve të Donetsk dhe Luhanks. Megjithatë ekspertët e Pentagonit amerikan theksojnë se ushtria e Moskës ende nuk ka marrë fitore të konsiderueshme territoriale në këtë fazë të dytë të Iuftës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit