1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rusët e Krimesë me propagandë kundër Kosovës, u bëjnë thirrje serbëve t’u rezistojnë ndërkombëtarëve

Rekomandime

Ndonëse kishte qenë aktive gjithmonë, propaganda ruse kundër Kosovës është aktivizuar shumë më shumë kohëve të fundit.

Kjo vërehet edhe në një video propagandistike të lëshuar nga rusët e Krimesë, krahinë kjo e shtetit të Ukrainës, por që nga 2014-ta administrohet nga Rusia pas aneksimit të saj, shkruan lajmi.net.

- Advertisement -

Në këtë video të lëshuar në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s në Kosovë, personazhi që flet në të, përçon një mesazh propagandistik, nga ku hedh edhe paralele mes Krimesë dhe Kosovës, konkretisht Mitrovicës së Veriut.

Vëllezër, ne rusët e Krimesë, po u adresohemi në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s, që çuan në ndarjen e Kosovës.

Për shumë shekuj, ne kemi qenë duke ndërtuar shtetet tona, mbrojtur tokat tona, dhe duke u lutur në kisha. Gjatë gjithë kohës, ne kemi qenë të bashkuar nga historia dhe fati, dhe kjo është pse i ndanë shtetet tona. Për shumë vjet, Rusia ishte brenda një vakuumi.

- Advertisement -

Në vitin 2001, bota mendonte se ne kishim edhe pak vite të mbetura për të jetuar. Ata nuk na respektuan ne, dhe morën gjithçka çka dashtën.

Kishte edhe persona në qeveri që shikonin nga perëndimi. Më vonë gjithçka ndryshoi: Putin dhe njerëzit thanë se ne jemi këtu dhe ju duhet të na respektoni.

- Advertisement -

Njerëzit zgjodhën Putinin, sepse ndjenë drejtësi dhe fuqi tek ai. Për 15 vite, Rusia ka qenë duke grumbulluar forcë, dhe tani ne, rusët e Krimesë jemi rikthyer në shtëpitë tona”, është pjesa e parë e mesazhit që përçojnë rusët e Krimesë, e që u dedikohet serbëve.

Tutje, në këtë video-mesazh, gruaja që e përçon mesazhin u bën thirrje serbëve që të rezistojnë për Kosovën, dhe tokën që siç e quan ajo është “e të parëve të tyre”.

Vëllezër, edhe ju e keni Krimenë tuaj. Vendin e shenjtë, të mbushur me gjakun e paraardhësve të tyre. Një vend që i bëri serbët serbë. Juve po u bëhet presion nga të gjitha anët. Por, mbajeni mend që ju e keni Kosovën, që kur të vijë koha do të bëhet simbol i rilindjes – Krimea juaj. Një shenjë e rikthimit tuaj tek vetja. Ne besojmë tek ju, vëllezër, ne besojmë në zot”, thuhet në këtë video.

Montime të tille me qëllim propaganda nuk janë të parat nga shteti i Rusisë.

Ditë më parë u raportua edhe për një film, prodhim rus, që flet të pavërteta dhe trillime për luftën e UÇK-së dhe konfliktin e armatosur të 1999-tës në Kosovë.

Krimea, vendi ku është incizuar kjo video ishte bërë arenë konflikti mes shtetit të Ukrainës dhe Rusisë.

Krimea pozicionohet në jug të krahinës së Khersonit në Ukrainë.

E njëjta është e njohur si pjesë e Ukrainës, mirëpo pas aneksimit të dhunshëm të Rusisë, tashmë administrohet nga Moska.

Që nga ajo kohë, Krimea është shndërruar në pikë të nxehtë të tensioneve mes këtyre dy shteteve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit