12.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Rusët i dërgojnë ultimatum për dorëzim, ushtarët ukrainas të prerë, ndërruan jetë heroikisht

Rekomandime

Rusia ka vazhduar me të gjithë intensitetin që sulmojë nga të gjitha anët shtetin ukrainas.

Tashmë disa pika kyçe janë nën kontrollin rus duke përfshirë edhe centralin bërthamor Çernobil, i cili në të kaluarën ka shkaktuar një fatkeqësi të madhe njerëzore.

- Advertisement -

Në një audio regjistrim që e ka publikuar BNO News dëgjohet një bisedim ndërmjet një anëtari të një ekuipazhit të një luftanije ruse dhe ushtarit të komandos ukrainase në ishullin Zmiinyi në Ukrainë.

Në bisedë dëgjohet teksa ushtari rus duke i kërkuar palës ukrainase që të dorëzohen “Iu sugjeroj juve t’i dorëzoni armët për ndryshe do të goditeni”.

- Advertisement -

Pas një pauze të shkurtër pala ruse merr përgjigje nga komandoja ukrainase me tre fjalë “Luftanije ruse shko në r.s.”.

Sipas këtij mediumi, të gjithë anëtarët që e mbronin ishullin ukrainas u vranë.

- Advertisement -

Ndryshe, presidenti Volodymyr Zelensky ka treguar se deri më tani janë së paku 137 VlKTlMA në radhët e ushtrisë dhe civilëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit