-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rusët pushtojnë edhe një qytet, paralajmërojnë pushkatimin e mjekëve nëse ata ikin nga qendra e mjekësisë

Rekomandime

Qyteti i Trostyanets u pushtua nga ushtria ruse, kështu bëri të ditur guvernatori i rajonit të Sumyt në Ukrainë, Dmytro Zhyvytskyi në Telegram.

Sipas kreut të administratës shtetërore rajonale, pushtuesit po kontrollojnë një qendër të mjekësisë, ata nuk po i lejojnë mjekët të intervenojnë, vetëm tek fëmijët në raste urgjente.

- Advertisement -

Mjekët u paralajmëruan se do të pushkatoheshin nëse largoheshin vetë. Ambulancat nga vendbanimet tjera nuk lejohen, raporton The Kyiv Independent.

“Popullsia vendase nuk është në gjendje të blejë ushqime dhe mallra të tjera. Të gjitha dyqanet janë plaçkitur, qyteti kontrollohet vazhdimisht dhe snajperët po punojnë. Gjithashtu nuk ka asnjë mundësi për të hyrë në qytet për të ndihmuar popullatën”, tha Zhyvytskyi.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit