6.9 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Rusët vodhën në centralin bërthamorë, Ukraina zbulon se çka po mungon në Çernobil

Rekomandime

Ukraina ka akuzuar forcat ruse që pushtuan ish-centralin bërthamor të Çernobilit se kanë vjedhur substanca radioaktive nga laboratorët kërkimorë, të cilat sipas tyre janë vdekjeprurëse.

Agjencia Shtetërore e Ukrainës për Menaxhimin e Zonës së Përjashtimit tha në Facebook se trupat ruse hynë në një zonë magazinimi të bazës kërkimore Ecocentre dhe vodhën 133 substanca radioaktive të rrezikshme.

- Advertisement -

“ Një pjesë e vogël e këtij aktiviteti është vdekjeprurës nëse trajtohet në mënyrë joprofesionale”, tha agjencia, duke shtuar se “vendi i substancave të vjedhura aktualisht nuk dihet”.

BBC thekson se nuk ka konfirmuar informacionet në mënyrë të pavarur.

Në fillim të kësaj jave, ministri i energjisë i Ukrainës, German Gulashchenko tha se ushtarët rusë u ekspozuan ndaj një sasie të rrezatimit bërthamor, duke thënë se disa prej tyre mund të kenë më pak se një vit jetë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit