2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Rusia aktivizon raketën që mund të arrijë për më pak se 10 minuta në Bruksel

Rekomandime

Këtë të shtunë, raportohet se Rusia ka përdorur një raketë hipersonike e quajtur Kinzhal duke e suImuar Ukrainën.

Këtë raketë, rusët e përdorën për të shkatërruar një depo ushtarake të nëndheshme në Ukrainën perëndimore, raketë kjo që ka një rreze veprimi rreth 2 mijë kilometra, shpejtësi maksimale deri në 12 mijë e 350 km/orë e me një peshë deri në 4 mijë e 300 kg.

- Advertisement -

Nëse ajo niset nga kufiri më perëndimor i Rusisë, me një rreze veprimi prej 2 mijë kilometra e me shpejtësi 12 mijë e 350 km/orë ajo mund të arrijë në qendrën e NATO-s, Brukselin, për më pak 10 minuta.

Një raketë Kinzhal, menjëherë pas nisjes mund të arrij një shpejtësi deri në 4 mijë e 900 km/orë, ku gjatë fluturimit ka një trajektore të çrregullt, e cila mund ta komplikojë detektimin nga radarët kundër-ajror, transmeton Klankosova.tv.

Kanzhel-i rus, raketa supersonike ka një gjatësi prej 8 metrave ndërsa diametri i saj është një metër, por siç raporton Independent, rusët po bëjnë deklarata mashtruese rreth kësaj rakete, duke e quajtur si supersonike, sepse pothuajse të gjitha raketat balistike arrijnë shpejtësi deri në 5 Mach (6 mijë e 125 km/orë).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit