0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rusia deklaroi tërheqjen e trupave nga kufiri me Ukrainën, por satelitët tregojnë se një kamp tjetër është zgjeruar

Rekomandime

Rusia thotë se disa trupa po tërhiqen nga kufiri me Ukrainën dhe po kthehen në bazat e tyre në atë që mund të jetë shenja e parë e një zmbrapsje nga Putin – ose një tjetër mashtrim I tij përpara një sulmi.

Ministria e Mbrojtjes e Moskës tha sot se njësitë e komandës ushtarake në Jug dhe Perëndim – të cilat mbulojnë Krimenë e pushtuar dhe rajonin kufitar të Ukrainës – po ngarkohen në transportin hekurudhor dhe rrugor dhe janë larguar pasi kanë ‘përfunduar detyrat e tyre’ pas ushtrimeve stërvitore.

- Advertisement -

Por ky mesazh është në kundërshtim të fortë me informacionet e mbrëmjes të Uashingtonit sipas të cilave trupat ruse në fakt po zhvendosen më pranë kufirit – larg zonave të grumbullimit dhe në “pozicione sulmi” – me një urdhër për të pushtuar me gjasë “deri në fund të javës”, shkruan Daily Mail.

Imazhet satelitore zbulojnë se si disa kampe – si ai në Yelnya – kanë filluar të zbrazen, ndërsa një tjetër në Soloti – më afër kufirit me Ukrainën – duket se është zgjeruar ditët e fundit.

- Advertisement -

Kjo shënon vetëm përplasjen e fundit në një Iuftë informuese që ka nisur prej javësh, me Moskën që këmbëngul se nuk ka plane për të pushtuar dhe SHBA që thotë se një sulm mund të ndodhë në çdo kohë. Ukraina, e kapur mes dy armiqve të Luftës së Ftohtë, ka vërejtur grumbullimin e trupave ruse, por tha se nuk sheh asnjë shenjë të një Iufte të afërt.

Ministria e Jashtme e Rusisë u përpoq të shfrytëzonte këtë tërheqje sot, duke akuzuar Perëndimin për përhapjen e “propagandës së dështuar të Iuftës” dhe duke shtuar se “ata janë shkatërruar dhe turpëruar pa u gjuajtur asnjë e shtënë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit