Rusia dje testoi raketë balistike, po ja çfarë është në të vërtetë raketa e quajtur ‘Sermat’

0
213

Rusia është duke testuar disa raketa të reja balistike të quajtura Sarmat.

RS-28 Sarmat janë raketa balistike ndërkontinentale me lëndë djegëse të lëngshme aktualisht në zhvillim e sipër nga Rusia.

Ky është lëshimi i parë për raketën Sarmat, thotë Ministria Ruse e Mbrojtjes – dhe u konsiderua si një sukses.

Pasi të kenë përfunduar testet, ajo do të bëhet pjesë e forcës raketore strategjike të Rusisë, bëjnë me dije po të njëjta institucione.

Raketa që mund të përshkojë mbi 13 mijë kilometra dhe ka kapacitetin për të mbajtur deri në 13 bomba atomike brenda saj, sipas kanaleve zyrtare është testuar me sukses, duke nisur nga baza e Plesetsk në veriperëndim dhe duke arritur disa minuta më vonë objektivat në gadishullin e Kamçatkës, në ekstremin lindor, jo larg Japonisë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, arma mund të godasë objektivat në rreze të gjatë duke përdorur trajektore të ndryshme fluturimi.

“Sarmat është raketa më e fuqishme me distancën më të gjatë në botë për të goditur objektivat, e cila do të rrisë ndjeshëm fuqinë Iuftarake të forcave strategjike bërthamore të vendit tonë”, shton ai.