17 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Rusia do të bëjë gati ushtrinë për të kryer suIme në lindje të Ukrainës

Rekomandime

Më shumë trupa ruse janë duke u tërhequr nga periferia e Kievit, me qëllimin e vetëm që të synojë ofensivë të re në rajonin separatist Donbas në lindje të vendit, kanë bërë të ditur zyrtarë amerikanë nga Pentagoni.

Duke folur në kushte anonimiteti, ata thanë se dy të tretat e batalioneve ruse që rrethuan Kievin, janë tërhequr për në veri – pra drejt Bjellorusisë aleates së Rusisë.

- Advertisement -

Ata theksuan se besojnë se tërheqja e trupave ruse po bëhet për t’u rigrupuar dhe furnizuar me armë, me qëllim që të përqendrojnë luftimet dikur tjetër – pra në lindje të Ukrainës.

Sinjalet janë se rusët po rifokusojnë forcat nga veriu – Mariupoli, duke lëvizur drejt Donetskut – pra në rajonin e Donbasit. E një veprim i tillë po ndodh pasi rusët dështuan të avancojnë drejt kryeqytetit të Ukrainës, që prej javësh ishte objektiv i sulmeve ajrore.

Ndërkaq tani, ministria ruse e Mbrojtjes, pretendon se qëllimi i tyre ka qenë gjithmonë “çlirimi” i rajonit të Donbasit – pavarësisht fakteve se qëllimi i tyre primar ishte marrja nën kontroll e qyteteve të mëdha të Ukrainës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit