-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rusia do të kërkojë që heqja e kufirit Kosovë – Shqipëri të diskutohet në seancën e radhës të OKB-së

Rekomandime

Diplomati rus në Beograd, Alexander Bochan-Kharchenko, ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Shqipërisë për heqjen e kontrolleve kufitare mes dy vendeve duhet të shtrohet për diskutim në seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kur diskutohet për situatën në Kosovë.

Bochan-Kharchenko, tha se ky vendim mund të çojë në përhapje të pakontrolluar të terorizmit, kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore, kurse shtoi se kjo është shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë.

- Advertisement -

“Jemi të sigurt se çdo hap, i cili cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë dhe që tejkalon kompetencat e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë të përcaktuara në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, është jashtëzakonisht keqdashës dhe i rrezikshëm. Kjo është veçanërisht e vërtetë duke pasur parasysh se ekzistojnë mekanizma rajonalë që mundësojnë promovimin e bashkëpunimit duke i njohur plotësisht të drejtat ligjore të Beogradit. Pa të, aktivitetet e Tiranës dhe Prishtinës vetëm sa shtojnë shqetësimet për planet e ‘Shqipërisë së Madhe’, që janë të dëmshme për rajonin, e lëre më për rreziqet e përhapjes së pakontrolluar të terorizmit, kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Supozojmë se duhet t’i kushtohet vëmendje kësaj teme, duke përfshirë edhe mbledhjen e radhës të KS të OKB-së për situatën në Kosovë dhe Metohi”, theksoi diplomati rus i angazhuar në Beograd.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit