8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vuçiqi tha se shqiptarët duhet ta shohin Serbinë si “shtëpi të dytë”, reagon deputeti shqiptar në parlamentin serb

Rekomandime

Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj presidentit Vuçiq për deklaratën se shqiptarët duhet ta konsiderojnë shtëpi të dytë Serbinë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka pyetur se a është kjo shtëpia ku policia merr në pyetje gazetarët, sidomos sepse janë shqiptarë, si me rastin e fundit me z. Adriatik Kelmendi apo ku gjykatat legalizojnë institucionalizimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, të iniciuar nga Ministri i Brendshëm, Aleksandër Vulin.

- Advertisement -

Ai ka thënë se kjo “shtëpi e dytë” po i duket më shumë strehë shtetërore përndjekje dhe urrejtje.

Postimi i tij i plotë:

SHTËPIA E VUÇIQIT PËR SHQIPTARËT, STREHË SHTETËRORE PËRNDJEKJE DHE URREJTJE

- Advertisement -

“Dua që Serbinë ta shihni si shtëpinë e dytë”, iu drejtua së fundi shqiptarëve, Presidenti i Republikës së Serbisë, z.Aleksandër Vuçiq.

A është kjo shtëpia ku policia politike merr në pyetje gazetarët, sidomos sepse janë shqiptarë, si me rastin e fundit me z. Adriatik Kelmendi ?

- Advertisement -

Apo shtëpia ku gjykatat legalizojnë institucionalizimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve, të iniciuar nga Ministri i Brendshëm, z.Aleksandër Vulin?

Në realitet, kjo “shtëpi e dytë” po duket më shumë strehë shtetërore përndjekje dhe urrejtje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit