0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rusia do u ndalojë shqiptarëve hyrjen në territorin e saj, Lavrov paralajmëron dekret presidencial

Rekomandime

Rusia po përgatitet për t’u ndaluar hyrjen në territorin e saj, shtetasve nga vendet ‘jomiqësore’ të Moskës zyrtare, bën të ditur Reuters.

Në këtë listë, thuhet të bëjë pjesë edhe Shqipëria, në mesin e të gjitha vendeve të BE-së, e veç tyre përfshirë edhe SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar.

- Advertisement -

Për këtë qëllim, gjatë një fjalimi televiziv, ministri i Jashtëm, Sergej Lavrov, tha se po hartohet një dekret presidencial.

Sipas tij, do të ketë heqje të vizave për veprime jo miqësore për një numër vendesh.

- Advertisement -

Ai theksoi se ndalimi nuk do të jetë kategorik, pasi dekreti do të përcaktojë kufizime për të hyrë në Rusi pa shpjeguar qëllimin e vizitës.

Rusia ka zgjeruar listën e vendeve ‘jomiqësore’ pas sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj Moskës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit