1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Rusia është 24 orë larg “falimentimit”

Rekomandime

Pagesa në dollarë, të cilën Ministria e Financave e Federatës Ruse dërgoi në fund të javës së kaluar për të shlyer eurobondet, nuk ka arritur ende.

Lajmi bëhet i ditur nga kompania “Bloomberg”.

- Advertisement -

“Rusia ka diçka më pak se një ditë për të marrë pagesa për dy bono të huaja për investitorët dhe për të shmangur falimentimin në një luftë të ashpër kundër sanksioneve. Periudha e mospagimit për transferimin e pagesave të kuponit dhe principalit prej 650 milionë dollarësh përfundon më 4 maj”, shkruhet në artikull.

Kjo, pasi fondet u bllokuan në fillim të muajit prill (për faktin se Rusia u përpoq të paguante në rubla në vend të dollarëve).

Sipas Bloomberg-ut, ky mund të jetë mospagimi i parë i Rusisë për borxhin e jashtëm në më shumë se një shekull.

- Advertisement -

Numërimi mbrapsht për të mospaguar filloi kur JPMorgan Chase & Co pezulloi pagesat për obligacionet me urdhër të Thesarit amerikan.

Rusia u përpoq të anashkalonte problemin duke paguar në rubla, pasi Shtetet e Bashkuara ndaluan përdorimin e dollarëve nga llogaritë e ngrira të qeverisë ruse si pjesë e sanksioneve.

- Advertisement -

Në fund të javës së kaluar, Ministria ruse e Financave njoftoi se paratë më në fund po lëviznin përmes sistemit financiar.

Më 29 prill, ajo njoftoi se kishte transferuar 564.8 milionë dollarë në eurobonot Rusi-22 dhe 84.4 milionë dollarë në letrat me vlerë të Rusisë-42.

Departamenti siguroi se detyrimet ndaj kreditorëve ishin përmbushur plotësisht.

Sipas Bloomberg, autoritetet ruse përdorën bankën Dom.RF, e cila nuk ishte subjekt i sanksioneve perëndimore, për pagesa.

Megjithatë, edhe nëse fondet mbulojnë shlyerjen e obligacioneve, dhe Rusia shmang borxhin me vonesë, ky mund të jetë një lehtësim i përkohshëm.

Në fund të fundit, brenda pak ditësh Rusia do të ketë afatin tjetër të pagesës – interesin në dollarë dhe euro për obligacionet sovrane.

Default është mospagesa e një kredie ose shkelje e kushteve të një pagese të tillë.

Mospagimi sovran është kur një huamarrës nuk mund të shlyejë borxhet – në këtë rast shteti.

Shumica e vendeve marrin hua rregullisht, por ato përpiqen të shmangin mospagimet sovrane, sepse është e vështirë të gjesh njerëz të gatshëm të japin para më vonë.

Prandaj, çdo mospagim sovran është një ngjarje e jashtëzakonshme.

Historia kujton dështimet e Argjentinës, Venezuelës apo Greqisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit