10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Numri i pacientëve në Infektivë ka rënë

Rekomandime

Klinika Infektive ka shënuar rënie të pacientëve të cilët po trajtohen nga COVID-19.

- Advertisement -

Të hënën në këtë klinikë, trajtim shëndetësor kanë marrë vetëm 10 pacientë të infektuar.

Megjithatë, infektologët po vazhdojnë të bëjnë thirrje që qytetarët të vazhdojnë respektimin e masave, raporton KOHA.

3 pacientë të shtyrë në moshë, sipas mjekëve, janë gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohen në Mjekimin Intensiv.

- Advertisement -

Gati një javë pasi në Mjekimin Intensiv hynë 23 persona, staf shëndetësor, të gjithë prej tyre kanë rezultuar negativë në testet e IKSHPK-së për COVID-19.

Drejtori i Klinikës së Mjekimit Intensiv, Nehat Bahtiu, ka konfirmuar për KOHËN se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në izolim edhe për disa ditë, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.

- Advertisement -

Brenda pak ditësh, të njëjtëve, do t’u përsëriten testet për COVID-19.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit