14.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Vulin: Serbia kurrë nuk do jetë pjesë e “histerisë” anti- ruse

Rekomandime

Ministri i brendshëm i Serbisë Aleksandar Vulin është takuar sot me ambasadorin e Federatës Ruse në Beograd Alexander Botsan-Kharchenko.

Ai me këtë rast ka theksuar se Serbia është vendi i vetëm në Evropë i cili nuk ka vendosur sanksione kundër Federatës Ruse dhe nuk është bërë pjesë e “histerisë” anti-ruse.

- Advertisement -

“ Serbia kurrë nuk do të jetë pjesë e histerisë anti-ruse në të cilën po vidhet prona e qytetarëve rusë dhe prona e Federatës Ruse, ashtu si që nuk do të ndalojë mediat ruse, as nuk do të dëbojë fëmijët rusë nga shkollat ​​dhe nuk do të fshijë gjuhën shkrimtarët dhe shkencëtarët rusë nga tekstet shkollore. Një civilizim i cili heqë dorë nga gjithçka që populli rus i ka dhënë botës do të ishte një qytetërim shumë i varfër. Ata të cilët e fshijnë Dostojevskin kurrë nuk kanë lexuar se bota vlen sa një lot i fëmijës, prandaj bëjnë thirrje për vrasjen e fëmijëve rusë”, ka pretenduar ministri serb i policisë në takimin me ambasadorin e Federatës Ruse në Beograd, pretendohet në kumtesën e MPB-së serbe.

Vulin gjithashtu ka theksuar se Serbia është një shtet i pavarur që i zgjedh vetë miqtë.

Serbia kurrë nuk do të harrojë që në vitin 2015, me veton e saj në Këshillin e Sigurimit, Federata Ruse, pas një marrëveshjeje mes dy presidentëve Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq, pengoi miratimin e rezolutës sipas së cilës populli serb do të shpallej popull i parë gjenocidal në historinë e botës”, ka thënë ministri serb i policisë Vullin gjatë bisedës me ambasadorin rus Botsan-Kharchenko.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit