1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Rusia fundos anijen afër brigjeve të Havait, alarmohen SHBA’të

Rekomandime

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se ka fundosur një anije vetëm 56 kilometra larg brigjeve të Havait, si pjesë e një stërvitjeje të madhe që po kryen në Paqësor dhe që ka vënë në alarm Shtetet e Bashkuara.

Në operacionin gjigant, më i madhi i këtij lloji që prej Luftës së Ftohtë, marrin pjesë të paktën 20 anije luftarake, por edhe anije të tjera mbështetëse dhe 20 avionë luftarakë.

- Advertisement -

Rusia thotë se baza e stërvitjes është mbi 480 kilometra larg Havait, por imazhe satelitore të publikuara online tregojnë se në fakt flota ruse është shumë më pranë shtetit amerikan.

Gjatë muajit qershor, dy herë avionët amerikanë janë përballur me avionë rusë pranë Havait, më 14 dhe 18 qershor. Në asnjë rast bombarduesit rusë nuk hynë brenda hapësirës ajrore amerikane, por shtimi i pranisë së superfuqisë tjetër të botës në këtë territor historikisht të dominuar nga Shtetet e Bashkuara ka rritur shqetësimet në Pentagon.

Më 17 qershor, Marina Amerikane deklaroi se kishte dërguar një grup mjetesh lundruese luftarake, të kryesuara nga anija USS Carl Vinson, për të patrulluar ujërat pranë Havait, por pa dhënë arsye specifike pse.

- Advertisement -

Gjithsesi situata mbetet e tensionuar sepse dy flotat janë shumë pranë njëra-tjetrës. “Komanda e Indo-Paqësorit po monitorin aktivitetin e mjeteve lundruese ruse në ujërat ndërkombëtar”, deklaroi për CBS zëdhënësi i kësaj njësie, Kapiteni Mike Kafka. “Presim që Rusia të veprojë në zbatim të rregullave ndërkombëtare”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit