Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka quajtur “gjeniale” urdhrat e Vladimir Putin për dërgimin e trupave në Ukrainë.
Në një emision radiofonik të krahut të djathtë, Trump u pyet për për dërgimin e forcave ushtarake të Putinit në Ukrainë.
“E pashë në televizor dje lajmin dhe thashë: Kjo është gjeniale”, tha Trump për urdhrin e Putin për të dërguar trupa ushtarkë në Ukrainën lindore.
“Putini deklaroi një pjesë të madhe të Ukrainës si të pavarur. Oh, kjo është e mrekullueshme. Pra, Putini tani po thotë: ‘Është e pavarur’, një pjesë e madhe e Ukrainës. Dhe thashë: Sa veprim i zgjuar është ky? Putin do të hyjë brenda dhe do të jetë një paqeruajtës. Kjo është forca më e fortë e paqes.”, tha Trump.
Ish-presidenti republikan vazhdoi të lavdërojë Putinin më vonë, duke përçmuar pasardhësin e tij, Joe Biden, shkruan BBC.