8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rusia iu bën thirrje ish-ushtarëve që kanë kryer mandatin të kthehen për të Iuftuar

Rekomandime

Ushtria ruse duket se po i pranon humbjet me thirrjen e fundit që u ka bërë ish-ushtarëve që kanë përfunduar misionin nga viti 2012 të cilëve u kërkon që të kthehen për ofensivën e saj në Ukrainë.

Sipas Ministrisë Britanike të Mbrojtjes, kjo vjen pas ” humbjeve në rritje”.

- Advertisement -

“Përpjekjet për të gjeneruar më shumë fuqi Iuftarake përfshijnë gjithashtu përpjekjen për të rekrutuar nga rajoni i panjohur i Transnistria i Moldavisë.”

Territori u shkëput pas një Iuftë të shkurtër civile në fillim të viteve 1990 dhe Rusia ka rreth 1500 trupa atje.

Ekzistojnë shqetësime se, nëse Rusia do të merrte Ukrainën, ajo mund të përdorte Transnistrinë për të nisur një sulm ndaj Moldavisë.

- Advertisement -

Kjo vjen disa ditë pasi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i tha Sky News se Rusia kishte pësuar “humbje të konsiderueshme” të trupave që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, duke shtuar: “Është një tragjedi e madhe për ne”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit