1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rusia kërcënon me raketën Satan2: Mund të shkatërrojë pjesë të një kontinenti

Rekomandime

Rusia po pëson dëme të mëdha në fushëbetejën e Ukrainës, ku përparimet duken disproporcionale me humbjet në mjete dhe në ushtarë.

Ndoshta edhe për të fshehur këto vështirësi, ku sipas disa analistëve Kremlini ka humbur në më pak se tre muaj pothuajse një të tretën e ushtrisë aktive, personazhe shumë të afër me presidentin Vladimir Putin vijojnë të kërcënojnë Kievin dhe aleatet e NATO në mënyrën e vetme që mund të tejkalonte vështirësitë ushtarake, përdorimi i armëve bërthamore.

- Advertisement -

Kërcënimi i fundit erdhi nga Dmitry Rogozin, kreu i Roscosmos, agjencisë hapësinore ruse. Gjatë një eventi ku të ftuar ishin më së shumti të rinj, Rogozin paraqiti disa prej raketave balistike më të përparuara ruse, duke lavdëruar kapacitetin e tyre shkatërrues.“Disa, ato më të voglat, ne i ekspozojmë çdo vit në paradë, por më të mëdhatë as nuk hyjnë dot në Sheshin e Kuq, për nga dimensionet”, deklaroi, padyshim duke ekzagjeruar, kreu i NASA-s ruse.

Rogozin u ndal në veçanti te raketa RS-28 Sarmat, kodi ushtarak për të identifikuar raketat balistike të gjeneratës së fundit, dhe ndoshta arma më e fuqishme dhe e frikshme në dorë të rusëve.E gjatë më shumë se 35 metra, e gjerë rreth 3 metra, raketa mund të mbaje brenda saj deri në 15 bomba atomike, duke goditur objektiva deri në 18 mijë kilometra, praktikisht kudo në botë.

“Mund të shkatërrojë pjesë e një kontinenti”, theksoi Rogozin, një pasojë apokaliptike që i ka ngjitur raketës gjigante, që hyn në një nga 6 armët strategjike të prezantuara nga Putin në 2018, emrin Satan-2.Sipas Rogozin, Satan-2 mund të jetë operativ në vjeshtë pas testimit zyrtar të bërë me 20 prill të këtij viti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit