Rusia po ndjek nga afër dhe me interes të madh deklaratën e NATO -s për furnizimin me avionë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.
Së fundmi mediat e huaja raportojnë se Moska ka bërë një paralajmërim për NATO duke u shprehur se nëse siguron mbrojtje ajrore për Ukrainën do të marrin përgjigjen e merituar.
“Moska do të përgjigjet siç duhet” nëse vazhdon në këtë rrugë”, tha ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu këtë mëngjes gjatë një takimi të transmetuar në TV rus. /abcnews.al/