7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Rusia kërcënon: Perëndimi do të paguajë një çmim të rëndë për sanksionet anti-ruse

Rekomandime

Zëdhënësi i Kremlini, Dmitry Peskov tha sot se qytetarët e vendeve perëndimore tashmë po paguajnë një çmim të lartë për shkak të sanksioneve anti-ruse të vendosura nga vendet e tyre dhe paralajmëroi se këto pasoja do të vijnë e të shtohen.

Sipas tij, Kremlini po përgatit një përgjigje ndaj paketës së gjashtë të sanksioneve të BE-së.

- Advertisement -

“Nëse flasim për fushën e sanksioneve në përgjithësi, kjo është një thikë me dy tehe. Amerikanët, evropianët dhe vendet e tjera po përpiqen të na dëmtojnë dhe ata duhet të paguajnë një çmim të lartë” citohet të ketë thënë Peskov sipas tanjug.

Ai gjithashtu mohoi spekulimet se Rusia planifikon t’i shpallë luftë Ukrainës dhe mobilizim të përgjithshëm në Ditën e Fitores më 9 maj.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka prezantuar të mërkurën propozimin për embargon mbarë europiane të naftës ruse, një prej burimeve kryesore të të ardhurave për Moskën.

- Advertisement -

Shtetet anëtare do të kenë gjashtë muaj kohë për t’u larguar gradualisht nga blerjet e naftës së papërpunuar ruse, e deri në fund të vitit nga blerja e të gjitha llojeve të produkteve të naftës së rafinuar.

Nafta ruse nuk do të mund të tregtohet as nëpërmjet porteve e as tubacioneve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit