1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Rusia kërcënon shtetin antarë të NATO-së: Mund të përfundoni me një konflikt të armatosur

Rekomandime

Rusia të dielën paralajmëroi fqinjët e Ukrainës, përfshirë Rumaninë, anëtare të NATO-s, kundër pritjes së avionëve ushtarakë të Kievit, duke thënë se ata mund të përfundojnë duke u përfshirë në një konflikt të armatosur.

‘ Ne e dimë me siguri se avionët luftarakë ukrainas kanë fluturuar në Rumani dhe vende të tjera fqinje,” tha zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes Igor Konashenkov në një konferencë video.

- Advertisement -

“Përdorimi i rrjetit të aeroporteve të këtyre vendeve për bazimin e aviacionit ushtarak ukrainas me përdorimin e mëvonshëm të forcës kundër ushtrisë ruse mund të konsiderohet si përfshirje e këtyre shteteve në një konflikt të armatosur,” shtoi ai.

Konashenkov pohoi gjithashtu se praktikisht të gjithë avionët e gatshëm luftarak të Ukrainës ishin shkatërruar.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar vazhdimisht që fuqitë perëndimore të zbatojnë një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë për të parandaluar më shumë sulme ruse.

- Advertisement -

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se Moska do të konsiderojë çdo vend që vendos një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë të ketë hyrë në konflikt ushtarak.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit