1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Rusia nisi luftën ndaj Kosovës qysh në Konferencën e Londrës

Rekomandime

Kanë kaluar 109 vjet nga mbajtja e Konferencës së Londrës, ku ishte marrë vendimi për ndryshimin e kufijve shqiptar.

Coptimi i trojeve la jashtë Shqipërisë miliona shqiptar. Në lidhje me këtë cështje u vendos në mbledhjen e fuqive të mëdha aso kohe.

- Advertisement -

E ish-diplomati austriak, Albert Rohan, që ishte zëvëndës i të dërguarit të posacëm të OKB-së për negociatat e statusit përfundimtar për Kosovën, kishtë rrëfyer për Klan Kosovën në vitin 2018 se ishte biseduar për këtë temë edhe në familjen e tij.

Për këtë ishte bërë shkak përfaqësuesi i Austro-Hungarisë në këto negociata, e që ishte kumbara i familjes së Rohan.

Rohan kishte thënë në intervistë se në familjen e tij thuhej se Austria dëshironte që të gjithë shqiptarët të jetonin në një shtet.

- Advertisement -

Ndër të tjera, ish-diplomati kishte deklaruar se që atëherë Rusia kundërshtonte dhe e dëshironte një mini-shtet, rezultati i së cilit janë kufijt aktual me mbi 2 milionë shqiptar jashtë.

Konferenca e ambasadorëve kishte filluar punimet në dhjetorin e vitit 1912 dhe ato kishin vazhduar deri në fund të korrikut të një viti më vonë. Për të ndikuar në vendime kishin shkuar në Britani të Madhe edhe një delegacion shqiptar.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit