1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rusia reagon për reciprocitetin, e quan Kurtin demagog

Rekomandime

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë i ka reaguar Qeverisë së Kosovës mbi vendimin për heqjen e tarifës prej 100% për t’a zëvendësuar me reciprocitet.

Përmes një komunikata për media, Ministria e Punëve të Jashtme ruse e ka quajtur Kurtin demagog, derisa kanë deklaruar se Kosova po e detyron Serbinë që ta njeh Kosovën përmes reciprocitetit.

- Advertisement -

“Kryeministri i përkohshëm i Kosovës, Albin Kurtit, më një gjest tjetër të demagogjisë, njoftoi heqjen e tarifave që nga 1 Prilli, por përkohësisht dhe me kufizime që përmbajnë shumë parakushte.

Së pari, Kosova po insiston në një “parim të reciprocitetit” duke e detyruar Beogradin të shënojë mallrat nën standardet e Prishtinës, që do të thotë të pajtohet të fusë vetë-shpalljen e “Republika e Kosovës” në dokumente, që do të nënkuptonin njohjen indirekte të këtij kuazi-shteti”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.Qeveria ruse në këtë reagim e ka përmendur edhe kritikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës karshi vendimit të qeverisë në detyrë për të vendosur masat e reciprocitetit ndaj Serbisë.Ata tutje deklaruar se besojnë që shumë shpejt Kosova do t’i kthej mbrapa këto vendime dhe pa kushte.

Javën e kaluar, qeveria në detyrë largoi tarifën prej 100% ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, derisa vendosi masat e reciprocitetit ndaj Serbisë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit