-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Rusia sërish kërcënon Suedinë e Finlandën për hyrjen në NATO: Mos u befasoni më pas

Rekomandime

Rusia e ka paralajmëruar Suedinë dhe Finlandën përmes kanaleve diplomatike për pasojat nëse i bashkohen NATO-s, ka thënë ministrja e Jashtme ruse, Maria Zakharova.

“Ne kemi lëshuar të gjitha paralajmërimet, edhe publikisht edhe përmes kanaleve diplomatike”, tha ajo për televizionin Russia-24, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

“Ato [Suedia dhe Finlanda] e dinë për këtë dhe s’kanë pse të surprizohen rreth kësaj. Janë informuar mbi të gjitha dhe në çfarë çojnë ato”.

Parlamenti i Finlandës do të hapë sot një debat nëse do të kërkojë anëtarësimin në NATO, pasi pushtimi rus në Ukrainë shkaktoi rritje të mbështetjes politike dhe publike për t’iu bashkuar aleancës ushtarake.

Pavarësisht paralajmërimit të Rusisë për vendosje bërthamore në Baltik nëse Finlanda dhe Suedia fqinje i bashkohen aleancës ushtarake, kryeministrja e Finlandës tha se vendi i saj tani do të vendoste shumë shpejt nëse do të aplikonte për anëtarësim.

- Advertisement -

Suedia po diskuton gjithashtu nëse do të paraqesë një ofertë anëtarësimi pas pushtimit të Rusisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit