0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Rusia shkarkon zyrtarin rus që shpërndau lajmin se Kina nuk e ndihmoi me aeroplan

Rekomandime

Autoritetet e aviacionit rus kanë shkarkuar një zyrtar që javën e kaluar kishte thënë se Kina kishte refuzuar të furnizonte Rusinë me pjesë të aeroplanëve pas sanksioneve të Perëndimit, raporton gazeta ‘Kommersant’ të martën, duke cituar burime dhe zyrtarin, shkruan The Guardian

Valery Kudinov, zyrtar përgjegjës për protokolle të Agjensisë të Transportit Ajror të Federatës Ruse, kishte deklaruar se Rusia është në bisedime për të siguruar pjesë rezervë të aeroplanëve, përfshirë Turqinë dhe Indinë pas Rusia kishte dështuar në përpjekjet e saj për t’i siguruar ato në Kinë.

- Advertisement -

Një burim i ka konfirmuar Reuters që Kudinov është shkarkuar, duke shtuar se ai ka mbetur i papunë për shkak të deklaratës së tij publike rreth Kinës.

Gazeta ruse ‘Kommersant’ citoi Kudinov duke thënë se ai është larguar nga puna për zbulimin e informacioneve sipas një ligji qeverisës në të cilin shkruhet se si shërbyesit civilë duhet të sillen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit