1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Rusia u jep ultimatum trupave ukrainas që strehohen në fabrikën e çelikut nëse duan të mbesin të gjallë

Rekomandime

Rusia lëshoi ​​sot një ultimatum të ri për trupat ukrainase dhe Iuftëtarët e huaj të strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol që të dorëzojnë armatimin brenda dy orëve nëse duan të jetojnë.

Ministria ruse e mbrojtjes u bëri thirrje trupave që të tërhiqen nga fabrika e çelikut nga ora 14:00 deri nw oren 16:00 me orën e Moskës.

- Advertisement -

“Të gjithë ata që dorëzojnë armët janë të garantuar të mbeten gjallë”, shtoi ministria e mbrojtjes.

Trupat ukrainase që kanë mbrojtur qytetin për shtatë javë kanë injoruar thirrjet të tilla të mëparshme dhe Kievi sot tha se ofensiva e re e Rusisë në Ukrainën lindore do të dështojë sepse forcave të Moskës u mungon fuqia për të thyer mbrojtjen e Ukrainës.

Fabrika Azovstal, e cila mbulon territorin prej rreth 11 kilometrash katrorë është xhepi i fundit i madh i rezistencës ukrainase në Mariupol, një qytet port strategjik në Detin Azov.

- Advertisement -

Mariupol, i cili ka qenë i rrethuar nga trupat ruse për javë të tëra, ka parë Iuftimet më të ashpra dhe shkatërrimin më gjithëpërfshirës që kur Rusia dërgoi trupa në Ukrainë më 24 shkurt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit