2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Sa e rëndë ishte të të shoh aty”, Gresa në Hagë, e takon babanë pas gati 9 muajve

Rekomandime

Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në facebook, ka treguar se është takuar me babanë e saj pas gati nëntë muajsh, shkruan Express.

- Advertisement -

“Sa e rëndë ishte të të shoh aty”, shkroi Gresa Krasniqi, për babnë e saj i cili aktualisht përballet me akuza nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Tutje, ajo sqaroi sesa emocional kishte qenë takimi mes saj dhe babait të saj, duke u shprehur e bindur në vazhdimësi se babai i saj po akuzohet padrejtësisht.

“Padrejtësia babi, vret më shumë se plumbi”, shkroi bija e një prej krerëve të UÇK’së.

- Advertisement -

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Gresa Krasniqit:

Per 8 muaj e 12 ditë ëndërruam përqafimin tënd e ledhatimet e tua.

- Advertisement -

Sot në prehërin tënd mu qetësua shpirti Babi.

Harruam gjithçka.

Harruam dhimbjen, pritjet, vuajtjet.

Jeta është e padrejt me njerezit e mirë. Sa i mirë je ti babi, sa shumë padrejtësi durove.

E kisha ëndrru këtë moment her në gjum e her me sy qel.

Para pasqyrës, çdo mëngjes i përsërisja fjalët që do ti thoja, para teje u bëra e heshtur.

Sa na kishe munguar!

Sa e rënd ishte të shoh aty, por të pash më të fort se herave tjera, megjithese perballeshe me te tjera padrejtësi të pash më të buzëqeshur se herave tjera, mjekrra e bardhë që ti numron vitet plot vuajtje të ka bërë edhe më të pashem.

Ti nuk thehesh babi, kisha lexuar shumë shkrime nga ish te burgosur, qe tregonin historit e tua sikur të një superheroi. U binda babi, ti nuk thehesh. Ti bëhesh më i fort, e kjo më gezoi.

Sa na kishe munguar!

E di, ti edhe njeherë i duhesh Kosovës dhe UÇK-se. Por, na duhesh edhe neve.

Padrejtësia babi, vret më shumë se plumbi.

U ç’mallem thua, po ky mall vështirë se kalon.

Te duam

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit